Edicioni i tretë i kolokiumit ndërkombëtar mbi fizikën [fr]

Ambasada e Francës në Shqipëri mbështet organizimin e edicionit të tretë të kolokiumit ndërkombëtar mbi fizikën, i cili do të zhvillohet në Akademinë e Shkencave në Tiranë nga 10 deri në 12 tetor 2018.

Ky kolokium shkencor i organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Kërkimin Bërthamor (CERN), Institutet e Fizikës bërthamore të Francës dhe Italisë do të bëjë bashkë ekspertë, teoricienë dhe astrofizikanë francezë, shqiptarë, italianë dhe zviceranë dhe do të bëjë të mundur paraqitjen e një panorame të plotë dhe të përditësuar të evolucionit të kërkimit shkencor në fushën e fizikës.

Programi: https://indico.cern.ch/e/Tirana2018

JPEG

Ndryshimi i fundit: 08/10/2018

Në krye të faqes