Ekipi i futbollit i ambasadës së Francës mund atë të Spanjës [fr]

Ekipi i futbollit i ambasadës bëri një paraqitje shumë të mirë dje duke fituar ndeshjen e tij të parë kundër ekipit të ambasadës së Spanjës (9 me 8), në kuadrin e kampionatit ndër-diplomatik të futbollit në Tiranë. Ndeshja e ardhshme e ekipit tonë do të jetë kundër Delegacionit të BE-së ditën e mërkurë 1 mars ora 20:00.

JPEG

Ky kampionat, i cili organizohet me nismën e përbashkët të kapitenëve të ekipeve të Ambasadave të Francës dhe të Austrsië, përbëhet nga tetë ekipe (Austria, Delegacioni i BE-së, Franca, Mbretëria e Bashkuar, OSBE-ja, Spanja dhe Zvicra).
Ndeshjet do të zhvillohen nga data 13 shkurt deri në datën 22 maj 2017 në Tiranë. Çdo ekip do të luajë gjithësej 7 ndeshje, ose një ndeshje çdo dy javë.

JPEG

Ky kampionat është kryesisht një argëtim, por duhet patur parasysh që secili ekip karakterizohet nga fryma e konkurrencës. Kënaqësia për të luajtur dhe për t’u takuar miqësisht nëpërmjet këtij pasioni të përbashkët që është futbolli përbën synimin kryesor të kësaj nisme.

vid-20170222-wa0002

Ndryshimi i fundit: 24/02/2017

Në krye të faqes