Ekspertiza franceze në shërbim të Ministrisë së Drjetësisë [fr]

Ambasada e Francës ndihmon Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me misionin Euralius, projekt evropian për konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë ka kërkuar ekspertizën dhe përvojën franceze në lidhje me dy projekte pilot që do të zbatohen në vitin 2012 : dixhitalizimi i akteve notariale dhe krijimi e një « Legifrance » shqiptar.

Avokati Pierre Bécqué, noter dhe sekretar i Union Internationale du Notariat (Unioni Ndërkombëtar të Notërëve) dhe Z. Stéphane Cottin, specialist në zhvillimin e sistemeve të informacionit dhe promovimit të burimeve dokumentare në Kabinetin e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, përgjegjës për Legifrance, do të vijnë në Shqipëri nga data 3 deri më 5 maj 2012, për të takuar homologët e tyre shqiptarë dhe për të punuar së bashku mbi këto dy projekte shumë të rëndësishëm.

Dixhitalizimi i akteve notariale do të kontribuojë për të zgjidhur pasiguritë e ndryshme ne lidhje me pronën e patundshme, burim problemesh juridike për çdo blerje dhe kryesisht për investimet e huaja që lidhen edhe me çështjen e pronësisë së tokës. Në mënyrë më të përgjithshme ai do të bëjë të mundur ushtrimin e drejtësisë në mënyrë më efikase, më të shpejtë dhe më transparente.

Një sistem « Legifrance » shqiptar do të mundësojë dixhitalizimin e të gjithë legjislacionit shqiptar si dhe të jurisprudencës. Përveç faktit se komunikimi i ligjeve do të jetë më i shpejtë dhe më sistematik, sepse nuk do të bëhet më në formën e botimeve në letër dhe të kushtueshme, ky sistem i ri për konsultimin e të gjitha ligjeve dhe të jurisprudencës do të leftësojë aksesin e të gjithëve në legjislacion dhe do të konsolidojë sistemin juridik shqiptar.

Gjithashtu, Avokati Jean-Paul Decorps, President i Union Internationale du Notariat (Unioni Ndërkombëtar të Notërëve), do të marrë pjesë në Kongresin e Parë të Noterëve shqiptar, i cili do të mbahet më 4 maj 2012 në Tiranë me temë « Besimi dhe siguria tek noterët – garanci juridike për zhvillimin ekonomiko-social dhe integrimin evropian të vendit ».

Ndryshimi i fundit: 26/04/2012

Në krye të faqes