Ekspozita "Nadar, mes rregullave dhe tekave" [fr]
NADAR
Mes rregullave dhe tekave
10.10.2018 - 03.02.2019 - Shkodër
Hapja e ekspozitës
10.10.2018 - 18:00 - Shkodër
Ambasada e Francës në Tiranë dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi" kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në hapjen e ekspozitës "Nadar. Mes rregullave dhe tekave", e kuruar nga Michel Poivert.
Studioja fotografike më prestigjioze e Francës e fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX vjen në Muzeun Marubi me një përzgjedhje unike imazhesh nga atelieri Nadar, dhe na tregon se si portreti klasik i « burrave të mëdhenj » të shekullit XIX, i shpikur nga Félix Nadar, i lë vend suksesit të fotografive të aktorëve dhe aktoreve të teatrit të fotografuar nga i biri Paul në fillim të shekullit XX. Tregtia e portretit kalon nga kthjellësia në fantazi duke na rrëfyer zhvillimin e një shoqërie ku kodet e famës kanë ndryshuar.
Kjo ekspozitë organizohet nga Muzeu i Fotografisë Jeu de Paume në Paris, në bashkëpunim me Mediatekën e Arkitekturës dhe Trashëgimisë Kulturore, Ministrinë Franceze të Kulturës, Ambasadën e Francës në Shqipëri dhe me pjesëmarrjen e Muzeut Kombëtar të Fotografisë « Marubi » për prezantimin e saj në Shkodër.