Ekspozita "Në Lindje, lufta pa mbarim / 1918-1923" në qytetin e Korçës [fr]

Ekspozita « Në Lindje, lufta pa mbarim / 1918-1923 » u inaugurua në « Shtëpinë e Flamurit » në Korçë, në prani të Kryetarit të Bashkisë, ambasadores së Francës, Presidentit dhe Drejtoreshës së Aleancës franceze dhe seksionit dygjuhësh të gjimnazit. Ardhur nga Parisi, kjo ekspozitë u hap në ambientet prestigjioze të “Muzeut të Armëve”, me rastin e 100-vjetorit të Armëpushimit të vitit 1918.

Nëpërmjet fotografive, hartave dhe teksteve, shpesh të panjohura më parë, ekspozita tregon se si revolucionet dhe luftrat civile kanë tronditur negociatorët e paqes së vitit 1918, shembur perandori, krijuar shtete të reja dhe zhvendosur kufijtë në Evropën perëndimore dhe ballkanike, deri në Lindjen e Afërme.

Jeni të ftuar të vizitoni këtë ekspozitë deri më 12 nëntor. Hyrja falas së bashku me një broshurë në shqip.

Për nxënësit e shkollave dhe studentët, ju lutem të kontaktoni në afkorca@gmail.com

Adresa: “Shtëpia e Flamurit” (kati i dytë), bulevardi “Shën Gjergji”, Korçë

Oraret: ditën e premte dhe të shtunë nga ora 14:00 deri në 18:00, si edhe ditën e hënë dhe të martë, më 11 dhe 12 nëntor ekspozita do të jetë hapur nga ora 10:00 deri në 18:00.

JPEG

Ndryshimi i fundit: 18/10/2019

Në krye të faqes