Ekspozita "Vështrime të ndërthurura: Franca në Shqipëri 1912-1922" [fr]

Në Muzeun historik Kombëtar, ditën e enjte 21 qershor, u çel eksopzita me foto, e cila përshkruan dhjetë vjet prani franceze në Shqipëri, midis viteve 1912-1922.

Fotot e asaj periudhe, të bëra kryesisht nga fotografë të shtypit, tregojnë praninë franceze në një periudhë vendimtare nga shpallja e pavarësisë në vitin 1912 në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike 90 vjet më parë. Që prej tij viti, këto të fundit kanë qenë të pandërprera, me përjashtim të periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Këto klishe, të shpërndara në arkiva të ndryshme, janë mbledhur nga Z. Valter Gjoni, Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës, shef i Protokollit në Bashkinë e Tiranës. Ekspozita ishte një bashkëpunim midis Muzeut Historik Kombëtar, Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës së Francës.

Në fjalimin e saj (më poshtë), Ambasadorja e Francës Znj. Moro u shprehur krenare që kjo ekspozitë gjen vend në mesin e aktiviteteve të organizuara me rastin e njëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

PDF - 59.8 ko
Fjalimi i Ambasadores
(PDF - 59.8 ko)

Ekspozita do të jetë e hpur deri më 1 korrik.


Discours de l'Ambassadeur. Derrière elle: M. Malltezi, Directeur du Musée national d'Histoire, M. Panariti, Maire adjoint de Tirana et M. Valter Gjoni, réalisateur de l'exposition.JPG - JPEG


Discours du Directeur du Musée - JPEG


Ndryshimi i fundit: 22/06/2012

Në krye të faqes