Presidenca - Samiti i Sofjes i procesit të Berlinit kushtuar vendeve të Ballkanit perëndimor - Deklarata e Presidentit Emmanuel Macron [fr]

10 nëntor 2020

I dashur zoti Kryeministër – i dashur Boyko, i dashur Kryeministër Zaev, e dashur Kancelare Merkel – e dashur Angela, të dashur kolegë.

Pikë së pari do të doja të falënderoja Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për bashkë kryesimin e tyre dhe t’ju falënderoj për ftesën tuaj.

Megjithëse ne jemi shumë të përqendruar te situata e COVID-19, është e rëndësishme që të ruajmë dhe të forcojmë këtë dialog shumë të rëndësishëm me vendet e Ballkanit perëndimor : ato i takojnë Evropës, gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht. Dhe më lejoni të ripohoj shumë qartë se Franca mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor – dhe do të dëshiroja të them disa fjalë mbi mënyrën me të cilën ne do ta mbështesim atë gjithmonë dhe konkretisht :
Që në fillim të këtij viti, shumë zhvillime pozitive kanë ndodhur në lidhje me vendet e Ballkanit perëndimor:

Së pari, vendet anëtare te Bashkimit evropian kanë marrë dy vendime të rëndësishme në fund të muajit mars, në mes të valës së parë të pandemisë : ne ramë dakord në lidhje me një metodologji te re për të bërë procesin e zgjerimit më të besueshëm dhe më efikas, dhe vendosëm të hapim negociatat e aderimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është një perspektivë e hapur, ju e njihni shpirtin e kërkesës që mbron Franca, që është gjithashtu një ndershmëri ndaj secilës dhe secilit dhe ndaj popujve.

Së dyti, në korrik Serbia dhe Kosova kanë pranuar të rimarrin dialogun e tyre, të ndërprerë qysh prej 20 muajsh. Konflikti midis Serbisë dhe Kosovës është një çështje e sigurisë evropiane, dhe pra është e rëndësishme që Bashkimi evropian të bëjë përpjekje pajtimi midis dy palëve me qëllim që të rregullojë sa më mirë këtë konflikt.

France ka kontribuar në këto etapa pozitive dhe do të qëndrojë e vendosur në mbështetje të vendeve të Ballkanit perëndimor, qoftë në lidhje me përpjekjet e tyre për reforma ose në rregullimin e konflikteve politike.

Në lidhje me temën e ditës të kësaj mbledhjeje, doja të nënvizoja rëndësinë e një bashkëpunimi rajonal dhe të një zhvillimi ekonomik dhe social të përforcuar, të cilët janë të nevojshëm në përfarimin e vendeve të Ballkanit perëndimor me Bashkimin evropian.

Qysh prej vitit 2014, promovimi i bashkëpunimit rajonal është objektivi i parë i Procesit të Berlinit. Franca ka kontribuar në mënyrë aktive në përforcimin e bashkëpunimit rajonal në rajon :

Nga njëra anë, nëpërmjet Zyrës rajonale për bashkëpunim për rininë, sipas modelit të Zyrës franko-gjermane të rinisë dhe në partneritet me Agjencinë Franceze të Zhvillimit, është krijuar në Paris gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në vitin 2016. Që prej asaj kohe, ajo është bërë një shembull suksesi në mbështetje të aktiviteteve destinuar rinisë në vendet e Ballkanit perëndimor ;

Nga ana tjetër, iniciativa franko-gjermane e luftës kundër trafikut të armëve të lehta dhe atyre të kalibrit të vogël, të cilën ne e kishim filluar në vitin 2017, po korr frytet e saj në sajë të angazhimit të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, dhe me mbështetjen e vazhdueshme dhe të vendosur të partnerëve. Kjo iniciativë është një shembull i mirë i mënyrës se si rajoni mund të punojë më ngushtësisht me Bashkimin evropian për të luftuar kundër një kërcënimi madhor për sigurinë tonë.

Bashkimi evropian ka bërë një përpjekje shumë të fuqishme për të mbështetur rimëkëmbjen e vendeve të Ballkanit perëndimor, të prekur thellësisht nga pandemia: në pranverë, Bashkimi evropian ka shpenzuar 3,3 miliard euro për t’iu përgjigjur nevojave më urgjente dhe për të luftuar kundër pasojave afatgjata të krizës së COVID ; dhe ka disa javë, Komisioni evropian ka paraqitur një plan ekonomik investimesh prej 9 miliardë eurosh, gjë që përbën një kontribut madhor për zhvillimin e rajonit.

Në tërësi, Bashkimi evropian dhe Shtetet anëtare bëjnë shumë për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendeve të Ballkanit perëndimor. Për pasojë, ne presim që edhe vendet e Ballkanit perëndimor të dëshmojnë gjithashtu për angazhimin e tyre në tre fusha:

E para, është e rëndësishme që vendet e Ballkanit perëndimor të përforcojnë bashkëpunimin e tyre. Për këtë arsye unë mbështes ngrohtësisht iniciativën që ka për qëllim krijimin e një tregu të përbashkët rajonal bazuar në normat dhe parimet e Bashkimit evropian, përfshirë këtu edhe katër liritë e Bashkimit evropian. Unë përshëndes sot miratimin të kësaj iniciative të re nga drejtuesit e gjashtë shteteve.

Së dyti, ne presim nga vendet e Ballkanit perëndimor, vende që përbejnë këtë rajon, që ata të përshpejtojnë reformat strukturore duke e vënë theksin në reformat themelore që janë shteti i së drejtës dhe qeverisja ekonomike. Përparime te reja në këto fusha mbeten të domosdoshme për afrimin a rajonit me Bashkimin evropian.

Së treti, ne kemi nevojë për gjithë mbështetjen e vendeve të Ballkanit perëndimor për të na ndihmuar në luftën kundër terrorizmit. Ndërkohë që rreziku rritet, si në gjirin e Bashkimit evropian ashtu edhe në rajonin e Ballkanit, një bashkëpunim i përforcuar do të jetë qartësisht në interes të ne të gjithëve, dhe një dritë në mesazhet e kaluara tërësisë së shoqërive tona.

Dëshiroj me gjithë shpirt të falënderoj këtu miratimin e një Agjende të gjelbër për vendet e Ballkanit perëndimor, sipas modelit të Paktit të gjelbër të Bashkimit evropian. Ky është gjithashtu një sinjal mirëseardhjeje përshtatjeje i rajonit dhe një kontribut për përpjekjet e planit të parë të Bashkimit evropian në luftën kundër ndryshimit klimatik dhe për mbrojtjen e mjedisit.

Programi i gjelbër për vendet e Ballkanit perëndimor do të kontribuojë në çlirimin e potencialit ekonomik të ekonomisë së gjelbër në rajon, dhe do të mundësojë gjithashtu një zbatim më të mirë të Marrëveshjes së Parisit. Në jemi gati për të ndihmuar vendet e Ballkanit perëndimor për të luftuar kundër ndryshimit klimatik.

Me lejoni së fundi të uroj të takohemi serish së bashku, tjetër here fizikisht, sapo situata epidemike të na lejojë, dhe të vazhdojmë të përparojmë në këto tema thelbësore për sigurinë, stabilitetin, prosperitetin e Evropës sonë.

Ju falënderoj të gjithëve për vëmendjen tuaj.

Ndryshimi i fundit: 11/11/2020

Në krye të faqes