Eric de Chassey vlerëson pikturën bashkëkohore të autorit Adrian Paci në Galerinë kombëtare [fr]

Eric de Chassey, Drejtor i Institutit kombëtar të historisë dhe artit (INHA) ishte i ftuar nga Galeria kombëtare me rastin e hapjes së ekspozitës "Prova", me mbështetjen e ambasadës së Francës në Shqipëri, me qëllim mbajtjen e një konference. Historiani francez, pedagog i historisë dhe artit modern në “École Normale Supérieur” të Lionit ka folur në lidhje me rolin e pikturës bashkëkohore dhe ka vlerësuar veprat e artistit shqiptar Adrian Paci, të cilat publiku francez kishte pasur rastin t’i admironte në vitin 2013 në muzeun “Jeu de Paume”, në Paris.

Conférence de l'historien Eric de Chassey - JPEG

Ndryshimi i fundit: 17/10/2019

Në krye të faqes