Faqja e Ambasadës në versionin celular [fr]

Duke filluar që sot, faqja e Internetit e Ambasadës së Francës në Shqipëri do të jetë në një version të përshtatshëm për tu konsultuar edhe nga një telefon celular apo një tabletë.

Evolucioni i konsultimeve në Internet priret kryesisht drejt një rritjeje të lidhjeve nga pajisjet celulare.

Me demokratizimin e smartphone, u pa e nevojshme tu ofrohet përdoruesve të internetit një version i përshtatshëm për ekranet e vogla, me qëllim që të vijojë dhënia e informacioneve kryesore në lidhje me praninë franceze jashtë vendit.

Kjo mundëson gjithashtu një përshtatshmëri me përdorimet e disa vendeve, ku lidhjet janë më pak efikase dhe më të kushtueshme.

Kështu, me një grafikë të përcaktuar versioni mobil që ne ju ofrojmë jep informacionet thelbësore:
- * Punon në pjesën më të madhe të smartphone-ve dhe tabletave,
- * Ofron një ergonomi të përshtatshme: informacionet kosullore dhe aktualiteti i ambasadës zënë një vend të rëndësishëm
- * Propozon të njëjtën përmbajtje të aktualizuar si ajo e faqes, si dhe të njëjtat versione shumëgjuhësh.

Version mobile - JPEG

Ndryshimi i fundit: 22/10/2012

Në krye të faqes