Festa e Muzikës në Shqipëri [fr]

Këngëtarja Julia Jean-Baptiste, një pariziane rrezatuese, vjen në Shqipëri bashkë me trion e saj elektro-pop për të prezantuar albumin e saj të ri në bashkëpunim me shtëpinë e famshme diskografike “Entreprise”.

Me një përzierje tingujsh elektronik dhe muzike pop, me ngjyrime psikedelike, Julia Jean-Baptiste do të sjellë për ne një frymë franceze të freskët dhe origjinale.

Turneu organizohet nga rrjeti i Aleancave Franceze në Shqipëri, në partneritet me Ambasadën e Francës në Shqipëri dhe Bashkitë e Durrësit, Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës.

PNG

Ndryshimi i fundit: 23/06/2016

Në krye të faqes