Festa e Muzikës në Shqipëri [fr]
Si çdo vit, rrjeti i Aleancave Franceze në Shqipëri dhe Ambasada e Francës ju fton të festojmë së bashku Festën e Muzikës me rastin e së cilës do të organizohen 4 koncerte në disa qytete të Shqipërisë.
Këtë vit, kemi kënaqësinë të mirëpresim grupin francez Pop – Indie – Zouc “AMOURE”, i cili do të shoqërohet nga grupe vendase :
E hënë 19/06 ora 20:00 tek restorant Real Skampini – ELBASAN
E martë 20/06 ora 20:00 tek Pazari i vjetër – KORÇË
E mërkurë 21/06 ora 20:00 Sheshi Skënderbej – TIRANË
E enjte 22/06 ora 20:00 Pedonale përballë Kafes së Madhe – SHKODËR
Ejani të kalojmë së bashku një mbrëmje të mrekullueshme dhe të festojmë ardhjen e verës !