Festa e muzikës në Shqipëri [fr]

Këtë vit rrjeti i Aleancave Franceze dhe Ambasada e Francës në Shqipëri organizojnë festën e muzikës në shumë qytete të Shqipërisë. Falë bashkëpunimit me bashkitë e Elbasanit, Tiranës, Korçës dhe mbështetjes së shumë partnerëve, Shqipëria do të marrë pjesë aktivisht përkrah më shumë se 100 vendeve të tjera në ngjarjen më të madhë muzikore në botë.
Fête de la musique - JPEG

20 qershor në Elbasan

21 qershor në Tiranë

22 qershor në Korçë

Me këtë rast kompania franceze Capillotractée do të prezantojë spektaklin e saj “Engrenage” një paradë muzikore marramendëse për një DJ dhe katër akrobatë.

Jeni muzikant ? Keni dëshirë të shfaqni talentet tuaja përpara publikut të Tiranës?
Merrni pjesë në festën e muzikës duke u regjitruar me e-mail ose me telefon: festaemuzikes@gmail.com / +355 672059466

Ndryshimi i fundit: 18/06/2014

Në krye të faqes