Festa e muzikës në linjë: DJ Tchakø do të dredhë valët e Apolonisë [fr]

Fête de la musique en ligne : DJ Tchakø fait vibrer les ondes d'Apollonia - PNG

Festa e muzikës do të shfaqet në linjë me një koncert të jashtëzakonshëm të DJ franko-shqiptar Tchako, regjistruar në sitin antik të Apolonisë me mbështetjen e ambasadës së Francës, rrjetit të aleancave franceze në Shqipëri dhe parkut arkeologjik të Apolonisë.

Takimi duke filluar nga dita e diel, 21 qershor, dita e festës së muzikës, në faqet Facebook të ambasadës së Francës në Shqipëri dhe të rrjetit të Aleancave franceze në Shqipëri.

Anthony Tchako ka lindur në 1996 në Paris në një familje artistësh shqiptarë. Ai është i lidhur me muzikën që nga fëmijëria duke udhëtuar në mbarë botën për të marrë pjesë në shfaqjet e nënës së tij, këngëtare, në operat më të mëdha në botë, babai i tij gjithashtu është një kompozitor dhe interpretues.

I diplomuar në “Point Break” në Londër, një nga shkollat më prestigjioze të muzikës elektronike dhe i ndikuar nga emra të mëdhenj si Avicii, Calvin Harris ose Martin Garrix, Tchakø ka zhvilluar një stil të veçantë. Një miksim i “chill house”, “r’n’b” apo “electronic dance music”, muzika e tij ndërthur formimin e tij pianistik me një ritmikë gati frenetik, e cila i bën jehonë kohërave tona. Ai performoi me sukses në gusht 2019 në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë dhe së fundmi i bëri homazhe këngëtarit Christophe duke risjellë “Les mots bleus”.

Ndryshimi i fundit: 21/09/2020

Në krye të faqes