Festa Kombëtare Franceze në Shqipëri [fr]
Personalitete të shumta si Presidenti i Republikës, Kryetarja e Kuvendit, ministra dhe Z. Edi Rama morën pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada më 11 korrik.
Ambasadorja e Francës, Znj. Moro, dhe bashkëshorti i saj organizuan një pritje më 11 korrik me rastin e Festës Kombëtare Franceze.
Presidenti i Republikës dhe Znj. Nishani nderuan pritjen me pjesëmarrjen e tyre. Kryetarja e Kuvendit, Znj. Topalli, Ministrat e Punëve të Jashtme, të Mbrojtjes, të Kulturës, të Inovacionit ishin gjithashtu të pranishëm, si dhe Z. Edi Rama dhe shumë personalitete të opozitës aktuale.
Në pritje morën pjesë gjithashtu përfaqësues të trupit diplomatik, të institucioneve shqiptare, komuniteti francez në Shqipëri, frankofonë dhe frankofilë dhe të gjithë ata që janë përfshirë në bashkëpunimin midis dy vendeve.
Në fjalën e saj (shih më poshtë), Ambasadorja e cilësoi këtë pritje si shenjë të miqësisë dhe besimit reciprok dhe nënvizoi zhvillmet e bashkëpunimit franko-shqiptar ndër vite. Ajo përgëzoi progresin e bërë nga Shqipëria në afrimin me Evropën, në veçanti zhvillimin e mirë të zgjedhjeve, duke nënvizuar se puna duhet të vazhdojë. Ajo vuri në dukje dinamikën pozitive, e cila është duke u zhvilluar aktualisht në disa vende të Ballkanit, duke shpresuar që Shqipëria gjithashtu të jetë në vendin e duhur
- Fjalimi i Ambasadores
- (PDF - 9 ko)