Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë [fr]

Me rastin e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, i cili u zhvillua nga data 3 deri në datën 9 nëntor, Alexis Michalik fitoi çmimin për filmin me metrazh të shkurtër « Au sol » dhe Alexander Liebert fitoi çmimin për filmin dokumentar « Cicatrices du Cambodge ».

Të dy çmimet iu dorëzuan Zotit Hubert le Forestier de Quillien, Këshilltar i Bashkëpunimit pranë Ambasadës së Francës në Tiranë, në praninë e Zonjës Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës, dhe Zotit Agron Domi, Drejtor i Festivalit.

JPEG - 93.8 ko
Remise des prix à M. Hubert le Forestier de Quillien

JPEG - 39.7 ko
Au sol

Evelina duhet të shkojë në Londër për varrimin e nënës së saj. Kur mbërriti në aeroport ajo nuk mundi të gjente dokumentet e foshnjës së saj. E pamundur të vazhdonte më tej. Falë ndihmës së Stefanisë, një punonjëse e fluturimit, Evelina do të luftojë mekanizmat e administratës dhe, ndoshta, të fluturojë në kohë.


JPEG - 48.6 ko
Cicatrices du Cambodge

Tyti është një peshkatar pesëdhjetë e dy vjet, i cili jeton në Kampot. Pavarësisht pengesës gjuhësore, ai i tregoi, për herë të parë dhe pa fjalë, të kaluarën e tij nën regjimin e Khmer Rouge, një fotografi dhe regjisori, duke imituar torturat që ai ka pësuar në burg kur ishte pesëmbëdhjetë vjet.


Ndryshimi i fundit: 13/11/2014

Në krye të faqes