Festivali i studentëve frankofonë të Evropës qëndrore dhe lindore [fr]

Zyra e Evropës Qendrore dhe Lindore të Agjencisë Universitaire të Frankofonisë (AUF) organizon edicionin e dytë të Festivalit rajonal të të rinjëve frankofonë nga data 8 deri në datën 13 prill 2013, në Bukuresht.

Festival des étudiants francophones d'Europe centrale et orientale - JPEGFestivali synon të krijojë një hapësirë shkëmbimi mes të rinjëve nga vende të ndryshme në një atmosferë miqësore duke përdorur si mjet komunikimi gjuhën frënge. Programi do të përfshijë aktivitete shkencore, por edhe kulturore, atelie krijuese dhe artistike, mbrëmje mbi zbulimin e kulturave të ndryshme si dhe konkurse.

Kushtet e pranimit

Një student që dëshiron të paraqesë një kërkesë për të marrë pjesë në aktivitetet e Festivalit të studentëve frankofonë duhet:

• të jetë frankofon;

• të jetë i regjistruar në një universitet anëtar i Agjencisë Universitare të Frankofonisë;

• të jetë mbi 18 vjeç (do të pranohen personat që janë të paktën 18 vjeç duke filluar nga data 1 prill 2013);

• të paraqesin një vërtetim të studimeve të rregullta më kohë të plotë.

Mënyrat e kandidimit për të marrë pjesë individualisht në Festival – Procedura për paraqitjen e kandidaturave është e hapur deri në datën 1 mars 2013.

Depozitimi e kandidaturës bëhet vetëm nëpërmjet Internetit.
Personat e interesuar për të marrë pjesë në Festivalin e studentëve frankofonë duhet të paraqesin një dosje me dokumentet e mëposhtme:

- formular kandidimi për tu regjistruar në Festival të plotësuar me kujdes;

- vërtetim regjistrimi në një universitet anëtar i AUF-së (të përmbajë emrin e Fakultetit, nivelin dhe vitin e studimeve);

- listë notash të vitit të fundit akademik;

- CV të përditësuar.

Për më tepër informacione, ju lutemi të kontaktoni elona.toro@auf.org dhe të vizitoni faqe e mëposhtme: http://www.auf.org/appels-offre/festival-des-etudiants-francophones-deurope-centra/

Ndryshimi i fundit: 13/02/2013

Në krye të faqes