Financim falas i Qeverisë franceze për sektorin e ujësjellës kanalizimeve [fr]

Qeveria shqiptare mori zyrtarisht standardet e reja dhe specifikimet teknike për rrjetet e ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza, të realizuara me një financim falas të qeverisë franceze.

Prezantimi i këtyre normave, të cilat i përgjigjen standardeve evropiane, u bë në datën 7 shkurt, në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transporteve, përfitues i projektit, në prani te Zëvendësministrit, Zotit Ernest Noka dhe të Ambasadores se Francës.

Puna për hartimin e normave të reja u realizua nga Office International de l’Eau, një organizëm shkencor francez, si dhe ndërmarrja SAUR. Hartimi i tyre është bërë në bashkëpunim të vazhdueshëm me palën shqiptare.

Normat e reja kanë të bëjnë me të gjithë sektorin e ujit, ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësve dhe të ujërave të zeza, stacioneve të pompimit, trajtimin e ujit, rezervuarëve, trajtimin e ujërave të zeza. Ato janë realizuar në shqip dhe në anglisht dhe do të mund të përdoren si bazë për punimet e ardhshme që do të realizohen në këtë sektor aq të rëndësishëm për jetën e të gjithë shqiptarëve.

Me rastin e kësaj mbledhjeje të fundit, një grup prej 4 ndërmarrjesh: Egis, Vinci, Altereo, Egeh, Poli i Ambientit të rajonit Limousin (me 50 ndërmarrje anëtare) si dhe një drejtues i Ministrisë Franceze të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Energjisë, erdhën në Tiranë dhe takuan drejtues shqiptarë të sektorit të ujësjellës kanalizimeve.

Lors de la réunion - JPEG

Ndryshimi i fundit: 12/02/2013

Në krye të faqes