Formalitetet e hyrjes dhe të qëndrimit në Shqipëri [fr]

1- Për qëndrimet më pak se 90 ditë

Shtetasit francezë janë të autorizuar të hyjnë në Shqipëri duke paraqitur një kartë kombëtare të identitetit (CNIS) ose një pasaportë franceze të vlefshme. Ata mund të qëndrojnë në Shqipëri jo më tepër se 90 ditë pa patur nevojë të kryejnë ndonjë formalitet tjetër.

Kujdes: Fëmijët minoren të pashoqëruar nga prindërit, të cilën janë të pajisur vetëm me kartë identiteti ose pasaportë nuk mund të hyjnë në territorin shqiptar. Për të hyrë në territorin shqiptar, ata duhet të jenë të pajisur gjithashtu me një autorizim nga prindërit ose nga tutori ligjor.

2- Për qëndrimet më tepër se 90 ditë

Nëse ju mendoni të vendoseni në Shqipëri, duhet të kërkoni një leje qëndrimi brenda 30 ditëve nga dita e mbërritjes pranë Komisariatit rajonal të Policisë të qytetit ku ju banoni, shih hartën, të pajisur me një certifikatë lindjeje si dhe një ekstrakt B2 i dëshmisë së penalitetit, të përkthyera dhe me vulë apostile.

Lëshimi i një leje pune

Leja e punës i lëshohet një të huaji, i cili ndodhet në territorin shqiptar dhe ka një kontratë pune. Ajo u lëshohet gjithashtu edhe stazhierëve, studentëve, të cilët duhet të qëndrojnë në territorin shqiptar më tepër se tre muaj. Ajo jepet ose refuzohet brenda 30 ditëve pas kërkesës.

[(Për më tepër informacione:
Vizitoni faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë (në shqip dhe anglisht).
ose kontaktoni ambasadën e Shqipërisë në Paris
57, avenue Marceau
75116 Paris
(métro George V)
Telefon: 01.47.23.31.00
Fax: 01.47.23.59.85
Faqja e internetit e ambasadës së Shqipërisë në Paris

3- Për kafshët e shoqërimit

Dokumentet e mëposhtme janë të detyrueshme për kafshët tuaja dhe duhet të të lëshohen nga veterineri zyrtar:

  • certifikatë ndërkombëtare të lëshuar nga veterineri zyrtar, një javë para nisjes nga Franca.
  • identifikimi me mikroçip ose me tatuazh;
  • certifikatë vaksinimi të vlefshme kundër tërbimit.

Ndryshimi i fundit: 16/01/2019

Në krye të faqes