Forumi i Parë Studentë/Ndërmarrje dhe Organizata frankofone [fr]
Edicioni i parë i Forumit Studentë/Ndërmarrje dhe organizata frankofone u zhvillua më 24 janar 2013 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Ky forum, i cili ka si qëllim rritjen e punësimit profesional që u ofrohet të diplomuarve të rinj frankofonë shqiptarë, u organizua nga Departamenti i gjuhës frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja me mbështetjen e Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF), të Shoqatës së Biznesit Francë-Shqipëri, të Ambasadës së Francës dhe të Ambasadës së Zvicrës në Tiranë. Kjo nismë u përshëndet nga Ambasadorja franceze dhe nga Ambasadori zviceran, si dhe nga Zv/Rektori i Universitetit të Tiranës, Z. Edmond Rapati, nga Dekanja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Znj. Klodeta Dibra, nga Drejtori i Zyrës së Evropës Qëndrore dhe Lindore të AUF-së, Z. Abderrahmane Rida dhe nga Presidenti i Shoqatës së Biznesit Francë-Shqipëri, Z. Julien Roche.
Ky takim u mundësoi më shumë se 15 ndërmarrje dhe organizata frankofone të paraqesin veprimtaritë e tyre dhe të përcaktonin profilet profesionale për të cilat ato mund të kenë nevojë. Ky ishte gjithashtu një rast i mirë për studentët dhe pedagogët e pranishëm për të fituar njohuri më të plota mbi ndërmarrjet dhe për të kuptuar më mirë specifikat e stazhit dhe të vendeve të punës që propozohen, si dhe ofertat në treg.
Organizatat pjesëmarrëse në Forum:
- SHOQATA E ZHVILLIMIT BUJQËSOR NË RETHET MALORE
- AGJENCIA SHQIPTARE E ZHVILLIMIT TË INVESTIMEVE
- ALBAGLOBAL TRANSLATIONS
- ALEANCA FRANCEZE E TIRANËS
- ALEANCA FRANCEZE E SHKODRËS
- CRÉDIT AGRICOLE ALBANIA
- SHOQATA E BIZNESIT FRANCË-SHQIPËRI
- GREEN TECHNOLOGIES (MBROJTJE & ENERGJI)
- GEORG FISCHER (PIPING SYSTEMS) PËRFAQËSUAR NGA WIFI ALBANIA SUISSE
- INSTITUTI FRANCEZ I MENAXHIMIT
- ONUFRI VOYAGE
- SELENICE BITUME
- SGS ALBANIA (KONTROLLI TEKNIK I AUTOMJETEVE)
- SICPA (SECURITY SOLUTIONS SA), ALBANIA SUISSE
- SOCIÉTÉ GÉNÉRALE ALBANIE
- UNION SHPK
- VITRINA FRANCEZE (VERË DHE UDHËTIM)