Fototeka Marubi në konferencën « Kryeqytetet e fotografisë » [fr]

Drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Z. Luçjan Bedeni, do të marrë pjesë në një konferencë, e cila i kushtohet fillimeve të fotografisë në Shkodër dhe në Korçë nga viti 1856 në 1920 në kuadrin e konferencës “Kryeqytetet e fotografisë”.

Colloque « Capitales de la photographie » - JPEG

Kjo ftesë bëhet pas shkëmbimeve të shumta midis Fototekës Marubi dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë (INP), bashkëpunimi i fundit ka qënë shkolla-kantier e nxënësve të INP-së në Fototekën Marubi në muajin qershor të 2015-ës.

Konferenca e Sylvie Leray-Burimi, me pjesëmarrjen e Luçjan Bedenit : “1856-1920: Shkodra dhe Korça e Shqipërisë, kryeqytete të fotografisë të një kombi në zhvillim”, të enjte më 17 shtator ora 11:30 në Institutin Kombëtar të Historisë së Artit (Institut National d’ Histoire de l’ Art – INHA), në Galerie Colbert, Auditorium 2, rue Vivienne, Paris.

Programi në gjuhën frënge : http://labexcap.fr/wp-content/uploads/2015/07/capitales-photo_web.pdf

Hyrja e lirë.

Ndryshimi i fundit: 16/09/2015

Në krye të faqes