Franca aktive në mbështetjen e përforcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri [fr]

Zonja Ceccaldi-Guebel, magjistrate franceze, inspektore e shërbimeve gjyqësore, ndodhet në Tiranë për të katërtën herë për të mbështetur reformat në fushën e drejtësisë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe zbatmin e procedurave të inspektimit të gjyqtarëve të përbashkët në inspektoratët e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të qënë konfrom praktikave më të mira evropiane.

Nga data 8 deri në 11 prill 2013, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë u mbajtën seminare mbi perspektivat të reformave për procedurat e brendshme të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këto seminare, të organizuara nga Euralius, në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës, Ambasadën e Italisë dhe Ambasadën e Francës, mblodhën ekspertë, të cilët bashkë me kolegët e tyre shqiptarë identifikuan reformat që duhen bërë për Inspektoratin me qëllim që ai të funksionojë sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë efikase, transparente dhe të paanshëm, në përputhje me praktikat më të mira evropiane.

Më 12 prill, Zonja Ceccaldi-Guebel do të marrë pjesë në një dorëzim zyrtar të propozimeve të reformave të përgatitura gjatë këtyre seminareve, për autoritetet më të larta të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kjo është hera e katërt që Franca është mobilizuar së bashku me Euralius dhe Ambasadën e Spanjës dhe atë të Italisë, për të mbështetur zbatimin e procedurave të reja për inspektimin e gjyqtarëve në Shqipëri, të cilat vendosin themelet e një sistemi drejtësie transparent, të pavarur, të paanshëm dhe të përgjegjshëm, në përputhje me praktikat më të mira evropiane.

Ndryshimi i fundit: 15/04/2013

Në krye të faqes