Franca dhe ndërtimi europian [fr]

Që nga viti 1945, ndërtimi i Evropës ka qenë gjithmonë në qendër të politikës së jashtme franceze. Tre konsiderata kanë bërë këtë vizion një përparësi: dëshira për t’i dhënë fund konflikteve të cilët, dy herë në tridhjetë vjet, kishin shkatërruar Kontinentin europian dhe dobësuar Francën; nevoja, në kontekstin e Luftës së Ftohtë, për të vendosur stabilitet dhe për të garantuar sigurinë e Shteteve demokratike në perëndim të Perdes së Hekurt; së fundi, dëshira për të ndërtuar një hapësirë ekonomike homogjene, përshtatura kushteve moderne të prodhimit, duke siguruar prosperitetin e popujve të Evropës.

GIF - 16.6 ko
CECA, 1951

Dy iniciatorët Francez të projektit të ndërtimit europian, Robert Schuman dhe Jean Monnet, ishin të bindur për nevojën për të bashkuar në një organizatë kombet e Kontinentit. Ata vendosën një bast për të organizuar mes këtyre shteteve një solidaritetit ekonomike në mënyrë që të nxisin një afrim politik. Në këtë këndvështrim u formua më 18 prill 1951 Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut (ECSC), institucionet e të cilit do të shërbejnë si model për zhvillimin e ndërtimit europian. Më 25 mars 1957, gjashtë Shtetet anëtare të ECSC, Belgjika, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Luksemburgu, firmosën Traktatin e Romës për krijimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (EEC). Këto vende ranë dakord për të lidhur fatin e tyre ekonomik, duke shmangur të gjitha barrierat doganore mes tyre dhe duke organizuar një politike të përbashkët bujqësore (CAP).

Në krye të Presidencës së Republikës, në vitin 1958, Gjenerali de Gol pohon gatishmërinë e tij për të vazhduar në këtë drejtim. Gjatë tri dekadave që vijuan përfundimin e Traktatit të Romës, Franca merr pjesë në mënyrë aktive në progreset e qëndrueshme të ndërtimit të Europës. Pas bashkimit doganor, më 1 janar 1973, nën udhëheqjen e Georges Pompidou, vijon zgjerimi i parë i Komunitetit, me tre anëtarë të rinj: Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Irlanda. Vitet ’70 u shënuan nga reforma të rëndësishme politike, krijimi i Këshillit të Evropës (duke bashkuar Kryetarët e shteteve ose qeverive) dhe zgjedhja e anëtarëve të Parlamentit Evropian me votim të përgjithshëm, si dhe përpunimin e Sistemi Monetar Evropian (EMS), me nxitjen e presidentit Valeri Zhiskar d’Esten dhe kancelarit gjerman Helmut Schmidt. Së shpejti, dëshira për të ndihmuar regjimet demokratike në Evropën Jugore nxit një zgjerimi të mëtejshëm: Greqia i bashkohet Komunitetit në vitin 1981, Spanja dhe Portugalia në vitin 1986. Së fundi, nën udhëheqjen e François Mitterrand, të Helmut Kohl dhe të Jacques Delors, President i Komisionit, Akti Unik Europian u miratua në shkurt 1986. Qëllimi i tij është të krijojë një treg të vërtetë europian, që të garantojnë lëvizjen e lirë të personave, të mallrave dhe të kapitaleve, si dhe lirinë për të ofruar shërbime në territorin e Komunitetit. Në thelb, kjo është bërë që nga viti 1993.

Lidhje të dobishme

- Europa
Dosje e plotë në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndryshimi i fundit: 20/06/2012

Në krye të faqes