Franca do të financojë ngritjen e një sallë për intervistimin e të miturve në Vlorë [fr]

Ministri i Brendshëm, Z. Flamur Noka, dhe Ambasadorja e Francës kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin në Vlorë të një salle për intervistimin e të miturve, të cilët janë viktima të trafikimit të qënieve njerëzore. Ky vendim realizohet në kuadrin e një plani shumëvjeçar bashkëpunimi.

Me këtë program, Franca mori përsipër vitin e kaluar ndërtimin e një salle të ngjashme në Tiranë, dhe një projekt i tretë është parashikuar për vitin e ardhshëm. Franca ka marrë pjesë gjithashtu në formimin e punonjësve të policisë të specializuar në hetimet që përfshijnë të miturit, të cilëve duhet tu sigurohet një mbrojtje dhe një kujdes i veçantë. Ambasadorja theksoi se çështja e të miturve, të cilët janë viktima të trafikut (abuzime seksuale, punë e detyruar...) është tepër e ndjeshme për opinionin publik shqiptar si dhe gjithashtu për opinionin francez.

Ambasadorja vlerësoi përpjekjet e bëra nga Ministria e Brendshme në këtë fushë dhe në fushat e tjera në lidhje me shtetin e së drejtës. Shqipëria kërkon të arrijë normat evropiane dhe Franca e mbështet atë konkretisht në këtë përpjekje.


Nënshkrimi i marrëveshjes - JPEG


Ndryshimi i fundit: 26/11/2014

Në krye të faqes