Franca mbështet studimin e linjës së tramit në Tiranë [fr]

Komunikatë për shtyp

Në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Francës dhe Shqipërisë, Ministria franceze e Ekonomisë dhe Financave ka vendosur t’i akordojë Shqipërisë një donacion prej 720 000€ të cilat do të përdoren për financimin e « studimit të fizibilitetit dhe projektit paraprak të një linje trami në Tiranë ». Ky vendim vjen pas një kërkese të formuluar nga Bashkia e Tiranës, për t’iu përgjigjur nevojave të aplikimit të një sistemi modern trami të integruar.

Studimi do të kryhet nga Shoqeria inxhinierike franceze që punon në infrastrukturën e transportit, Egis International. Egis, shoqëri inxhinierike me shtrirje ndërkombëtare, gjithashtu një nga filialet e Arkës së Kursimeve, është shumë e njohur në Shqipëri sepse ajo kontribuon në zhvillimin e projekteve strategjike prej më shumë se 15 vitesh. Egis International ofron në Shqipëri ekspertizën e saj në asistencën teknike për institucionet dhe në realizimin e veprave (studime dhe mbikqyrje) në projekte me rëndësi të madhe për vendin, veçanërisht rrugë dhe autostrada.

Ne këtë projekt, kompetencat e kërkuara, që Egis do të vendosë në dispozicion të Bashkisë, janë të mëdha: ekspertiza trami, mjedisi, kanalizime, gjeoteknikë, ekonomi.

Në praktikë, specialistët francezë do të operojnë duke bashkëpunuar fort me ekipet e Bashkisë. Projekti i Egis-it do të ndahet në dy faza :
-  Faza e parë do t’i kushtohet realizimit të studimit të fizibilitetit teknik, mjedisor dhe financiar i linjës së parë të tramit (Kombinat-Kinostudio) për Tiranën.
-  Faza e dytë konsiston në përgatitjen e projektit paraprak dhe përgatitjen e dosjes së tenderit. Realizimi i kësaj faze të dytë do të kushtëzohet nga shprehja e interesit të institucioneve financiare për financimin e ndërtimit të linjës së parë të tramit.

Kjo ndihmë konkrete e ofruar nga Franca, i jep mundësinë Bashkisë të kryejë një projekt strategjik për zhvillimin urban të Tiranës. Në fakt, rritja e shpejtë demografike në qytet, rritja e numrit të automjeteve në qarkullim, ka nevojë për një sistem të ri transporti publik, modern dhe të aftë për të përballuar kapacitete të mëdha. Kësaj i përgjigjet më së miri projekti i tramit, i cili do t’i mundësojë qytetit të ristrukturojë hapësirën e tij urbane duke e modernizuar rrjetin e tij të transportit publik dhe të rigjejë hapësirat e nevojshme për zhvillimin e tij.

Është e rëndësishme të theksohet se, pas donacionit të parë të akorduar në 2011 për aktualizimin e udhëzimeve teknike në sektorin e përpunimit, transportit dhe shpërndarjes së ujit, Franca akordon një donacion të dytë, në kuadrin e FASEP (Fondi i Studimit dhe Ndihmës në sektorin privat). Këto fonde tregojnë interesin që qeveria franceze ka për zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

PDF - 43.7 ko
Fjalimi i Ambasadores
(PDF - 43.7 ko)

Entretien a la Mairie de Tirana - JPEG

Ndryshimi i fundit: 14/01/2013

Në krye të faqes