Frankofonia në Lezhë [fr]

JPEG
Frankofonia në Lezhë

Edi Casabella dha një koncert rap akustik më 24 mars në Lezhë dhe ka ndarë skenën me një këngëtare të re frankofone nga Lezha.

Ambasadorja ka udhëtuar me burrin e saj për në Lezhë, më 24 mars me rastin e koncertit rap akustik të Edi Casabella-s, në kuadrin e Pranverës së Frankofonisë.
Ambasadorja pati një takim me Kryetarin e Bashkisë, gjatë së cilit u fol mbi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit mes Francës dhe Lezhës, kryesisht për bashkëpunimin e decentralizuar.Ambasadorja vizitoi gjithashtu bibliotekën e Bashkisë që mban emrin e poetit të madh shqiptar Gjergj Fishta (1871-1940), lindur në atë zonë. Ajo u takua me mësuesit e frëngjishtes dhe me përgjegjësen e Aleancës Franceze të Lezhës.

Gjatë koncertit të mbajtur në ambient të hapur, Edi Casabella kishte ftuar një këngëtare të re frankofone të qytetit të Lezhës për të ndarë për pak kohë skenën. Ai njoftoi gjithashtu se kishte regjistruar një videoklip me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, klip që do të integrohet në shfaqjet e tij të ardhmshme.
JPEG

Ndryshimi i fundit: 09/11/2015

Në krye të faqes