Gazetarja Briseida Mema nderohet me titullin Legjioni i Nderit [fr]

Ambasadorja, Znj. Moro, i dorëoi më 5 maj urdhrin e Kalorësit të Legjionit të Nderit gazetares Briseida Mema, korrespondente e AFP-së (Agence France-Presse) në Shqipëri, dhe ka bërë homazhe për rolin e gazetarëve për demokracinë.

Remise des insignes de Chevalier de la Légion d'Honneur à Mme Briseida Mema - JPEG

Ambasadorja tregoi se ajo zgjodhi datën e ceremonisë me Znj. Mema, sepse ajo ishte data më e afërt e mundshme me datën e 3 majit, Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Ajo i bëri homazhe tërësisë së profesionit të gazetarit, një profesion i domosdoshëm për demokracinë sepse kjo e fundit mund të ushtrohet vetëm nëse qytetarët janë të lirë dhe të mirë informuar.

Znj. Moro përshëndeti kujtimin e 76 gazetarëve të vrarë në 2013 gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, dhe veçanërisht të Ghislaine Dupont et Claude Verlon, të vrarë në Mali në 2 nëntor 2013. Ajo përmendi gjithashtu guximin e katër gazetarëve francezë, Didier François, Edouard Elias, Nicolas Hénin dhe Pierre Torrès, të mbajtur peng për 10 muaj në Siri përpara lirimit të tyre para disa kohësh.

Ambasadorja theksoi gjithashtu cilësitë morale të domosdoshme për të ushtruar këtë profesion: “Armiqtë e lirisë së shtypit janë të shumtë: palë në luftë, fanatikë të të gjitha ngjyrave, Shtete që kanë diçka për të fshehur, madje edhe pronarë gazetash në shërbim të një kauze dhe të gatshëm që në emër të kësaj lirie ta vrasin të vërtetën. ... Pra, guximi i gazetarëve nuk është vetëm guximi fizik, por një guxim moral dhe intelektual, guximi për të mos u kënaqur me përgjigjet e gatshme, të përpiqet të shikojë përtej asaj që duket, t’i rezistojë presioneve. Pra, me një fjalë, guximi është t’i qëndrosh besnik asaj që beson, vlerave dhe angazhimit tënd”.

Duke risjellë në mendje karrierën e Briseida Memas, Ambasadorja kujtoi se ajo kishte punuar nga viti 1983 dhe deri në vitin 1997 në gazetën “Drita”, roli politik i të cilës është bërë i njohur për të gjithë. Korrespondente e AFP-së që nga viti 1990, Znj. Mema ka “mbuluar” krizën shqiptare të vitit 1997 dhe luftën në Kosovë në vitet 1998-99. Ambasadorja theksoi gjithashtu se nëpërmjet ushtrimit të këtij profesioni, perceptohet qartë dashuria që ju keni për vendin tuaj, Shqipërinë: “Kur ju denonconi dobësitë e tij, ju nuk keni kurrë si qëllim të përcillni një imazh negativ, por të sensibilizoni bashkëqytetarët tuaj, me bindjen se kur ekziston vullneti dhe mobilizimi, është e mundur gjithashtu që gjërat të përmirësohen dhe të zgjidhen”.

Ambasadorja përmendi gjithashtu dashurinë e Znj. Mema për atdheun e saj të dytë, Francën “dhe për vlerat intelektuale dhe njerëzore të këtij vendi.Vlera që ajo dëshiron t’i ndajë me të gjithë botën, duke rrezikuar edhe të trajtohet si arrogante. Por ju, si edhe shumë të tjerë, e keni kuptuar mirë se Franca beson në barazinë mes të gjitha qenieve njerëzore dhe universalitetin e aspiratave të tyre për liri”.

Artikulli i Agjencisë Telegrafike Shqiptare nga gazetari Ylli Pata.

PDF - 14.4 ko
Dorëzimi i titullit - Fjala e Ambasadores
(PDF - 14.4 ko)

Remise des insignes de Chevalier de la Légion d'Honneur à Mme Briseida Mema - Discours de l'Ambassadeur - JPEG
Remise des insignes de Chevalier de la Légion d'Honneur à Mme Briseida Mema - JPEG
Remise des insignes de Chevalier de la Légion d'Honneur à Mme Briseida Mema - JPEG
de g. à d. Mme Briseida Mema, son fils, et Mme l'Ambassadeur - JPEG

Ndryshimi i fundit: 06/05/2014

Në krye të faqes