"Gjithçka që shkëlqen" [fr]

Shaqja e filmit "Gjithçka që shkëlqen", të hënë, 28 tetor ora 18:30 në Qytetin Studenit – Salla e konferencave në Godinën « Liria ».
Një komedi nga Geraldine Nakache dhe Hervé Mimram (Francë, 2010, 1orë40) në frengjisht me titra në shqip. Hyrja e lirë dhe falas.

Sinopsi: Eli dhe Lila janë si dy motra. Ato njihen që fëmijë, ndajnë gjithçka me njëra-tjetrën dhe ëndërrojnë sëbashku për një tjetër jetë. Ato jetojnë në të njëjtën lagje, dhjetë minuta larg Parisit.
Sot, Eli dhe Lila nuk duan më të jenë dhjetë minuta larg jetëve të tyre. Nga shqetësimet e vogla te gënjeshtrat e mëdha, ato do të bëjnë gjithçka për t’u bërë pjesë e një bote që nuk ngjan me të tyren ku gjithçka iu duket e mundur. Por gjithçka që shkëlqen...

Traileri i Filmit

Një organizim mes Aleancës Franceze të Tiranës, Ambasadës së Francës, Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe me mbështetjen e bankës Crédit Agricole - Shqipëri.


Tout ce qui brille - JPEG


Ndryshimi i fundit: 25/10/2013

Në krye të faqes