Pranvera e Frankofonisë: konferenca ndërkombëtare mbi arkeologjinë [fr]

Ambasada e Francës në Shqipëri, Instituti Arkeologjik i Tiranës dhe Shkolla Praktike e Studimeve të Larta e universitetit PSL, në partneritet me ambasadat e Zvicrës dhe Greqisë, organizuan një konferencë ndërkombëtare mbi arkeologjinë në Muzeun historik kombëtar, më 3 dhe 4 mars 2020.

Iliria ka nxitur një numër të madh hulumtimesh shkencore në një kohë kur vetë ajo përbën sot një pikëpyetje në lidhje me identitetin në disa vende të Ballkanit, pikësëpari në Shqipëri.

Programet e tanishme arkeologjike, siç janë ato shqiptaro-franceze, shqiptaro -zvicerane, shqiptaro-italiane dhe së shpejti shqiptaro-greke, ndihmojnë për të sqaruar atë që mund të thuhet sot për Ilirinë, një temë e studimit komplekse dhe e pasur, që nga neoliti deri në fund të epokës bizantine. Përmes zbulimeve të fundit, nga Liqeni i Prespës dhe pellgu i Korçës deri në Koman, duke kaluar nga Apolonia dhe Durrësi, hulumtimet na tregojnë në mënyrë gjithnjë e më të qartë se sa Iliria e lashtë është mbi të gjitha një udhëkryq kulturash, gjuhësh dhe formash politike, rrjedhojë e një pozicioni strategjik midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Mesdheut dhe Evropës kontinentale.

Kjo konferencë ndërkombëtare mblodhi specialistët më të mirë shqiptarë dhe të huaj si dhe Shkollat Franceze të Athinës dhe Romës, do të ofrojë këndvështrime shumë të ndryshme, nga arkeologjia në terren deri tek historia dhe gjeografia historike, duke kaluar nga gjuhësia, historia ekonomike, antropologjia e besime fetare dhe arkeo-sizmologjia. Këto këndvështrime të kryqëzuara tregojnë gjendjen aktuale në të cilën ndodhet puna kërkimore mbi Ilirinë në të gjitha aspektet e saj, e cila rezulton të jetë shumë më komplekse sesa mund të mendohet.

Programi i plotë: http://asa.edu.al/site/?p=6674

Colloque d'archeologie - JPEG

Ndryshimi i fundit: 19/03/2020

Në krye të faqes