Hapja e Sallonit të artistëve bashkëkohorë shqiptarë [fr]

ACAS – Albanian Contemporary Artist Salon, i cili organizohet nga Ambasada e Francës dhe Ministria e Kulturës, do të zhvillohet në galerinë e eksopzitave të Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës nga data 1 deri më 9 nëntor 2015. Ekspozita do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe prej orës 17:00 deri në orën 20:00.

Përzgjedhja e artistëve pjesëmarrës në Sallon u zhvillua në Tiranë dhe u realizua nga një juri e pavaruar e përbërë nga profesionistë të artit: Zonja Christine Macel, kryekuratore në Qendrën Pompidu, Zonja Alicia Knock, kuratore në Qendrën Pomidu dhe artisti francez Saâdande Afif.

Kjo përzgjedhje pasqyron gjallërinë dhe llojshmërinë e skenës artistike shqiptare dhe prezanton bashkësinë e praktikave aktuale, nga piktura tek vizatimi, nga instalacioni tek videoja dhe filmi.

Artistët që do të prezantohen gjatë ACAS – Albanian Contemporary Artist Salon janë : Endri Dani, Klodian Deda, Arbër Elezi, Yllka Gjollesha, Ilir Kaso, Greta Pllana, Leonard Qylafi, Gentian Shkurti, Marina Sula, Ermela Teli, Driant Zeneli, Fani Zguro, Enkelejd Zonja.

Ndryshimi i fundit: 04/11/2015

Në krye të faqes