Hapja e konferencës rajonale për drejtësinë [fr]

Më 13 nëntor, Ambasadorja hapi, së bashku me Ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë dhe me Drejtoreshën e Shkollës së Magjistraturës, konferencën rajonale mbi drejtësinë. Delegacioni francez në këtë konferencë u prit për një takim nga Ministri i Drejtësisë, Z. Eduard Halimi.

Konferenca, e cila fokusohet në përzgjedhjen, trajnimin dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mblodhi së bashku, për një shkëmbim praktikash, profesionistë nga njëmbëdhjetë vende të Evropës Juglindore.

Në fjalën e saj, Ambasadorja kujtoi se sa të rëndësishme janë këto tema për të siguruar pavarësinë dhe transparencën e drejtësisë, dhe të zhvillojnë kështu besimin e popullsisë në sistemin e saj gjyqësor. (shih fjalimin)

Delegacioni i ekspertëve francezë, i cili mori pjesë në konferencë, u prit për një takim dypalësh nga Z. Eduard Halimi në Ministrinë e Drejtësisë.

PDF - 40.7 ko
Fjalimi i Ambasadores
(PDF - 40.7 ko)

Conférence régionale sur la justice - JPEG


Conférence régionale sur la justice - JPEG


Conférence régionale sur la justice - JPEG

Ndryshimi i fundit: 14/11/2012

Në krye të faqes