“Hi dhe gjak” të mërkurë, 13 janar ora 19:00 te Marubi [fr]

JPEG

Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi dhe Ambasada e Francës në Shqipëri

paraqesin:

“Hi dhe gjak” (në frëngjisht, me titra në anglisht),

të Fanny Ardant, sipas esesë “Eskili, ky humbës i madh” të Ismail Kadare,

me Ronit Elkabetz, Marc Ruchmann, Abraham Belaga, Claire Bouanich, Olga Tudorache, Ion Besoiu

të mërkurë, më 13 janar 2016 në orën 19:00 te Marubi,

hyrja e lirë.

Dëbuar nga vendi i saj që nga vrasja e burrit të saj dhjetë vjet më parë, Judith jeton në Marsejë me tre fëmijët e saj. Pas refuzimit për vite me rradhë, Judith pranon dëshirën e fëmijëve të saj dhe i merr ato të kalojnë një verë në atdhe. Por kthimi i Judith ngjall urrejtjet e vjetra mes klaneve. Në mënyrë të pandalshme, cikli i dhunës fillon, pasi gjaku thërret gjakun...

Ndryshimi i fundit: 13/01/2016

Në krye të faqes