Homazh në Tiranë për viktimat e atentateve terroriste në Bruksel [fr]

Një ceremoni kujtimi dhe homazhi për viktimat e sulmeve terroriste në Bruksel u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë të mërkurën, 23 mars.

Kjo ceremoni u organizua nga Jurgen Meirvenne, diplomat belg dhe i Ngarkuar me punë në Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulta, dhe nga Ambasadori i Francës, Bernard Fitoussi, ku merrnin pjesë gjithashtu zëvendësministri i Punëve të jashtme, Selim Belortaja, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Shqipëri, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të OSBE-së, deputetë dhe qytetarë.

Pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje për viktimat e atentateve terroriste në Bruksel.

Ndryshimi i fundit: 24/03/2016

Në krye të faqes