Homazh për viktimat e atentatit në Nisë – Minutë heshtje [fr]

Zonja dhe zotërinj,

Një atentat tjetër terrorist goditi qytetin kozmopolit të Nisës më 14 korrik.
Terroristi, i cili, sipas gjasave, ishte radikalizuar në një kohë të shkurtër ka vrarë 84 persona, ka plagosur më shumë se 300 dhe ka traumatizuar qindra të tjerë : fëmijë, gra, burra të të gjitha kombësive (algjerianë, gjermanë, amerikanë, anglezë, armenë, australianë, belg, brazilianë, nga Bregu u Fildishtë, kinezë, estonezë, francezë, gjeorgjianë, holandezë, irlandezë, italianë, kazakë, malezë, marokenë, polakë, rumunë, rus, singaporezë, tunizianë, turk, ukrainas, uzbekë, vietnamezë, zviceranë) dhe të të gjitha besimeve, të cilët po shikonin spektaklin e përvitshëm të fishekzjarrëve të 14 korrikut.

Ne jemi Nisa

Duke goditur Nisën, një qytet shumë kozmopolit, ata kanë dashur të nxisin urrejtjen.

Duke goditur në ditën e Festës Kombëtare franceze, ata kanë dashur të godasin vlerat tona të demokracisë, të lirisë, të barazisë, të vëllazërisë, të solidaritetit dhe të bashkëjetesës.

Por terrori do të dështojë dhe përgjigja do të jetë në të njëjtën masë me tmerrin e këtij akti të pashpirt.

Do të rrisim vigjilencën por, njëkohësisht, do të vazhdojmë të jetën tonë normale.
Nuk kemi frikë dhe nuk do të frikësohemi nga këta kriminelë, këta barbarë, këta individë pa asnjë ndjenjë njerëzore.

Dëshiroj të falënderoj të gjitha autoritet shqiptare, të gjitha personalitetet dhe të gjithë qytetarët për mesazhet e mbështetjes dhe të solidaritetit që na kanë dërguar që prej së enjtes.

Të dashur miq të lirisë dhe të tolerancës, një libër ngushëllimesh është hapur në ambasadë dhe është në dispozicionin tuaj.

Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nder të viktimave!

Ndryshimi i fundit: 18/07/2016

Në krye të faqes