“In memoriam - Ali Podrimja - një shpirt gjithmonë i gjallë” [fr]
Me rastin e botimit të veprës antologjike « Viatique » në dy gjuhë të Poetit Ali Podrimja nga shtëpia botuese Fonds d’Encre, Ambasada e Francës dhe Poeteka organizuan mbrëmjen poetike:
“In Memoriam – Ali Podrimja – një shpirt gjithmonë i gjallë”
ditën e premten, datë 18 Prill 2014 në orën 19:00 në Kafe-Librarinë E Për7shme.
Të pranishëm në këtë mbremje ishin përkthyesi, Z. Alexandre Zotos dhe botuesi, Z. Philippe Biget.
Moderator: Arian Leka; me pjesëmarrjen e Edmond Tupes, Sesilia Plasarit dhe Vasjan Lamit.