Inagurimi i hidrocentralit Dardha 1. [fr]
Më 5 qershor u përurua hidrocentrali Dardha 1, i cili ndodhet në veri të vendit përpara liqenit të Fierzës. Ky central, me një kapacitet prej 5.8 MW, është ndërtuar nga Compagnie Nationale du Rhône, prodhuesi më i madh i energjisë së rinovueshme në Francë.
Presidenti i Përgjithshëm i CNR-së, Z. Yves de Gaulle kishte ardhur në Shqipëri posaçërisht për këtë rast. Në këtë inagurim merrnin pjesë gjithashtu Prefekti i Shkodrës, Kryetari i Këshillit rajonal të Shkodrës si dhe autoritete të tjera kombëtare dhe lokale.
Gjatë fjalës së saj, Ambasadorja e Francës përshëndeti angazhimin e vazhdueshëm të CNR-së (e cila ka marrë me koncesion shfrytëzimin e këtij centrali) në Shqipëri dhe shpreson se ky realizim do të pasohet nga të tjera projekte në fushat e specialitetit të CNR-së, siç është hidroelektriciteti, por edhe forma të tjera të energjisë së rinovueshme.
Më poshtë fjalimi i Ambasadores:
- Fjalimi i Ambasadores
- (PDF - 54.3 ko)