Inaugurimi i Qendrave të Karrierës [fr]

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u zhvillua më 29 Tetor ceremonia e hapjes së Qendrave të Orientimit Profesional të Universitetit të Tiranës përpara shumë studentëve dhe personalitete të botës universitare.

Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Znj. Lindita Nikolla, Rektori i Universitetit të Tiranës, Pr. Dr. Dhori Kule, Zonja Christine Moro, Ambasadore e Francës në Tiranë dhe Znj. Mihaëla Babut, Shefe e Projektit për integrimin profesional pranë Agjencisë Universitare të Frankofonisë në Bukuresht.

Réception à la résidence de l'Ambassade
Réception à la résidence de l'Ambassade
Le discours de l'Ambassadeur
Le discours de la Ministre de l'Education et des Sports
Inauguration des Centres de Carrières
Inauguration des Centres de Carrières
30 octobre, les Lycéens des sections bilingues et lycées généraux de toute l'Albanie (Korça, Shkodra, Durës, Elbasan) à la salle Liria du Campus Universitaire de l'Université de Tirana
30 octobre, les Lycéens des sections bilingues et lycées généraux de toute l'Albanie (Korça, Shkodra, Durës, Elbasan) à la salle Liria du Campus Universitaire de l'Université de Tirana

Qendrat e Karrierës, të cilat janë vendosur në disa Fakultete të Tiranës si ai i Drejtësisë, Ekonomisë, Shkencave Sociale dhe Shkencave të Natyrës, janë një derë kryesore bashkëpunimi me institucionet e ndryshme franceze.

Kjo ceremoni u zhvillua në kuadrin e Ditëve me dyer të hapura « Të studiosh në Francë » nën praninë e përfaqësueseve nga Franca: Z. Jean-Luc Ito-Pagès i CampusFrance i ngarkuar ndër të tjera me ofertat e formimit, Znj. Anne Aubert e Universitetit të La Rochelle, zëvendëspresidente e ngarkuar me Orientimit, Suksesin dhe Integrimin Profesional dhe Znj. Sandra Gendronneau, psikologe, Këshilltare e Orientimit në Shtëpinë e Suksesit dhe të Integrimit Profesional. Me këtë rast dhe përgjatë tri ditëve ata do të organizojnë një formim për përgjegjësit e Qendrave dhe do të japin konferenca në Fakultete të ndryshme, të cilat do të pasohen nga bashkëbisedime individuale me studentët dhe nxënësit të Fierit dhe Tiranës.

Me këtë rast Zonja Ambasadore priti, gjatë një coctail të organizuar në rezidencën e Ambasadës, aktorët më të rëndësishëm të bashkëpunimit universitar publik në Shqipëri.

Ndryshimi i fundit: 31/10/2013

Në krye të faqes