Ishujt e vegjël, rojtarët e Mesdheut [fr]
Me rastin e organizimit të Mbledhjes së Dytë të Bashkëpunimit të deçentralizuar Francë-Ballkan, në Tiranë në datat 24 dhe 25 tetor, Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Fakulteti i Shkencave Natyrore i Universitetit të Tiranës prezantojnë ekspozitën.
Ekspozita “Ishujt e vegjël, rojtarët e Mesdheut” prezanton një përzgjedhje fotosh të realizuara në Kuadrin e iniciativës për Ishujt e vegjël të Mesdheut.
Konservatori i Bregdetit punon prej shumë kohësh në Shqipëri në bashkëpunim me PNUD-in, APAWA (Shoqata për mbrojtjen e Jetës Nënujore në Shqipëri) dhe Universitetin e Tiranës, në kuadrin e Iniciativës për Ishujt e vegjël të Mesdheut. Në lidhje me përgatitjen e një plani menaxhimi për ishullin e Sazanit, Konservatori i Bregdetit ka realizuar studime mbi ishullin me qëllim përmirësimin e njohurive të qëndrës dhe përcaktimin e rekomandimeve të integruara tokë-det.