Java e Evropës : solo xhaz - në linjë - nga Rémi Panossian [fr]

1950-2020: festojmë së bashku 70-vjetorin e deklaratës së Robert Schuman!
https://europa.eu/european-union/about-eu/symbols/europe-day/schuman-declaration_fr

Për javën e Evropës, nga 4 deri më 10 maj, Delegacioni i Bashkimit Evropian, në partneritet me ambasadën e Francës në Shqipëri dhe Aleancën Franceze të Tiranës, ju propozojnë një koncert në linjë të Rémi Panossian, ditën e premte, më 8 maj, në orën 21:00.

I pasionuar pas melodive, Rémi Panossian është një krijues i shfaqjeve energjike dhe magjespsëse.

Me trion e tij, ai ka dhënë me sukses shfaqje në 30 vende dhe në skena prestigjioze xhazi, si në Tokio, Vankuver, Montreal, Marciac, Jarasum dhe Taichung.

Sot, ai paraqet me një solo në piano, të titulluar "Do", ku ai jepet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe intime. Do, do te thotë "ishull" në gjuhën koreane, "udhë", në gjuhën japoneze, "gur" në gjuhën tibetiane, "bëj", në gjuhën angleze… sa më shumë kuptime për këtë fjalë, aq më shumë rezonancë të brendshme për Rémi Panossian.

Rémi Panossian - concert solo jazz - PNG

Ndryshimi i fundit: 13/05/2020

Në krye të faqes