Komunikatë e z. Jean-Yves Le Drian, Ministër për Evropën dhe Punët e jashtme, z. Christophe Castaner, Ministër i Brendshëm, z. Jean-Baptiste Djebbari, Sekretar shteti pranë Ministres së Tranzicionit ekologjik dhe solidar, i ngarkuar me transportet (18 mars 2020) [fr]

PNG

Për arsye të situatës së pazakontë të krijuar nga kriza e coronavirus-it, Presidenti i Republikës është detyruar të marrë masa shumë të rrepta, që kanë të bëjnë konkretisht me një zvogëlim drastik të lëvizjeve të të gjithëve ne, në Francë, në Evropë dhe në shkallë ndërkombëtare. Për këtë qëllim, ai ka njoftuar mbylljen, duke filluar nga data 17 mars dhe për 30 ditët në vijim, të kufijve të jashtëm të hapësirës evropiane.

Qytetarët francezë dhe qytetarët e Bashkimit Evropian, të hapësirës Schengen dhe të Mbretërisë së Bashkuar, janë të autorizuar, së bashku me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, të hyjnë në territorin kombëtar për të shkuar ne shtëpitë e tyre.

Ndërsa qytetarët e vendeve të tjera nuk do të mund të hyjnë në Francë gjatë 30 ditëve në vijim, përveç përjashtimeve – për shembull nëse ata janë rezidentë të përhershëm në Francë. Nga ana tjetër, ne nuk ndalojmë daljen nga territori francez për këdo.

Në lidhje me francezët, të cilët rezidencën e tyre të zakonshme e kanë jashtë kësaj hapësire evropiane, ne iu rekomandojmë të shmangin, sa më shumë të jetë e mundur, gjatë 30 ditëve në vijim, lëvizjet ndërkombëtare, edhe ato për t’u kthyer në territorin kombëtar, përveç se kur janë të detyruar par arsye urgjente. Nëse disa persona e gjykojnë të nevojshme të kthehen në Francë, pikërisht për arsye të kushteve të tyre sanitare, ato duhet të kontaktojnë menjëherë ambasadat dhe shërbimet tona konsullore.

Shumë vende anëtarë të BE-së dhe të hapësirës Schengen kanë vendosur kontrolle në kufijtë e tyre dhe kanë marrë masa izolimi. Për sa u përket francezëve të cilët rezidencën e tyre të zakonshme e kanë jashtë Francës, por në hapësirën evropiane, ne rekomandojmë, gjithashtu të shmangin zhvendosjet ose lëvizjet brenda kësaj hapësire, edhe në rastet kur duan të kthehen në territorin kombëtar, përveç rasteve kur janë të detyruar ta bëjnë për arsye urgjente. Nëse për t’u kthyer në Francë duhet të kalohen shumë kufij tokësorë, rekomandohet të kthehen në rruge vijë ajrore.

Në lidhje me francezët të cilët ndodhen aktualisht në lëvizje të përkohshme jashtë vendit, ne iu rekomandojmë të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’u kthyer sa më shpejt në Francë. Me qëllim që t’i ndihmojë, ministria e ngarkuar me Transportet u ka kërkuar kompanive ajrore që të mbajnë të hapura, sa më gjatë të jetë e mundur, linjat e tyre drejt Francës më çmime të arsyeshme. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, së bashku me të gjithë misionet diplomatike dhe konsullore, janë plotësisht të mobilizuar për të marrë autorizim për linja speciale ajrore dhe për të mundësuar që këto linja speciale ajrore të sigurohen nga fluturimet tregtare. Këto përpjekje kanë dhënë tashmë frytet e tyre në shumë vende.

Një mekanizëm global dhe botëror për t’u mundësuar shtetasve tanë që dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre, në Francë me avion, do të aplikohet shumë shpejt, në bashkëpunim me Air-France. Ai do të mbështetet në një plan të transportit ajror të përshtatur për të gjithë vendet e botës, në funksion të prioriteteve dhe urgjencave lokale, dhe do t’i mundësojë secilit të rezervojë një biletë kthimi pranë një kompanie. Detajet teknike të këtij mekanizmi do t’u njoftohen deri në fund të kësaj jave shtetasve tanë në vështirësi nga Air-France dhe rrejti ynë diplomatik dhe konsullor. Me gjithë ndërprerjen progresive të shumë fluturimeve ajrore në botë në ditët e ardhshme, ne, së bashku me kompanitë ajrore të mobilizuara, do të jemi në gjendje t’u propozojmë bashkështetasve tanë fluturime tregtare me çmim të arsyeshëm për kthimin në shtëpitë e tyre.

Në kushte e kësaj krize të paprecedent, mobilizimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e jashtme, Ministrisë së Brendshme, dhe Ministrisë së Transporteve është i plotë.

Ndryshimi i fundit: 03/08/2020

Në krye të faqes