Kampionati ndër-diplomatik i futbollit në Shqipëri [fr]

Ekipi i futbollit i Ambasadës së Francës mori fitoren e tij të parë kundër ekipit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar (9 me 1), në raundin e dytë të kampionatit ndër-diplomatik të futbollit në Shqipëri.

JPEG

Pas humbjes në ndeshjen e parë kundër ekipit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuar të Amerikës (3 : 7), ekipi i futbollit të Ambasadës së Francës bëri një paraqitje shumë të mirë dje duke fituar ndeshjen kundër ekipit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar (9 me 1), në kuadrin e kampionatit ndër-diplomatik të futbollit në Tiranë. Ndeshja e ardhshme e ekipit tonë do të jetë kundër Delegacionit të BE-së ditën e mërkurë 1 mars ora 20:00.

Ky kampionat, i cili organizohet me nismën e kapitenir të ekipit të Ambasadës ë Francës përbëhet nga 10 ekipe (Austria, Delegacioni i BE-së, Izraeli, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme, OSBE-ja, Spanja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicra).

Ndeshjet për sesionin e dimrit do të zhvillohen nga data 10 shtator deri në datën 10 dhjetor 2017 në Tiranë. Çdo ekip do të luajë gjithësej 9 ndeshje, ose një ndeshje çdo 10 ditë.

Ky kampionat është kryesisht një argëtim, por secili ekip karakterizohet nga fryma e konkurrencës sportive. Megjithatë, kënaqësia për të luajtur dhe për t’u takuar miqësisht falë këtij pasioni të përbashkët të futbollit përbën qëllimin kryesor të kësaj nisme.

Ndryshimi i fundit: 29/09/2017

Në krye të faqes