Kërkim shkencor në histori arti: thirrje për kandidatura për Çmimin Marc de Montalembert 2019 [fr]

Fondacioni Marc de Montalembert dhe Instituti Kombëtar i Historisë së Artit (INHA) janë bërë bashkë për dhënien e Çmimit Marc de Montalembert në shumën prej 9000 euro. Ky çmim mbështet përfundimin e një projekti kërkimor që premton një prurje origjinale në njohjen e arteve dhe kulturës së botës mesdhetare. Fondacioni Marc de Montalembert i ofron gjithashtu laureatit mundësinë për të qëndruar në selinë e tij në Rhodes, Greqi.

JPEG - 85.8 ko
Affiche de l’appel à candidature

Kushtet e aplikimit

Çmimi është i hapur për çdo kandidat me shtetësi të një vendi bregdetar të Mesdheut, nën moshën 35 vjeç më 30 nëntor 2018 dhe që ka doktoraturë.

Dosja duhet të depozitohet para datës 30 nëntor 2018

Për kujtesë, kandidatët duhet të dorëzojnë një dosje që të përmbajë curriculum vitae, letër motivimi të shkruar me dorë në frëngjisht, projektin e shkruar në frëngjisht ose anglisht, identifikimin e lidhjes me një fushë të INHA, kalendarin e punës dhe buxhetin e parashikuar, rezultatin e pritur dhe të paktën dy letra rekomandimi.

Shkarko thirrjen për kandidatura
Në frëngjisht, (PDF - 11.7 ko)
Në anglisht, (PDF - 11.1 ko)

Për më shumë informacion

Faqja zyrtare e Fondacionit Marc de Montalembert

Faqja zyrtare e Institutit Kombëtar të Historisë së Artit

Ndryshimi i fundit: 06/09/2018

Në krye të faqes