Kineastë të rinj, aplikoni për Universitetin e Verës të FEMIS! [fr]

Çdo vit, nga muaji maj deri në muajin qershor, shkolla prestigjioze e kinemasë pariziane FEMIS përzgjedh 15 talente të reja nga kandidaturat e mbarë botës për të ndjekur studime në “Universitetin e saj të verës”.
Nëse një kandidat shqiptar është përzgjedhur nga FEMIS, ambasada e Francës do t’i japë atij një bursë.

Universiteti i verës është një formim i nivelit të lartë që ka për qëllim të plotësojë formimin dhe njohuritë teknike të kineastëve të rinj dhe studentëve të kinematografisë, të cilët kanë tashmë një vepër të realizuar në karrierën e tyre. Programi i saj shtrihet në 8 javë, me nga 5 ditë leksione intensive në javë. Ai përfshin dhe 4 javë leksione teorike që përmbajnë shfaqje të ndryshme filmash, pasuar me 4 javë kushtuar konceptimit dhe realizimit, nga secili stazhier, i një dokumentari krijues prej 5 deri në 10 minuta.

Kushtet dhe mënyra e kandidaturës:

Të jetë më pak se 30 vjeç më 1 janar 2020 dhe të zotërojë mjaftueshëm gjuhën frënge (me shkrim, me gojë dhe në lexim: niveli B2 minimum).

Ju mund të depozitoni dosjen tuaj pranë ambasadës së Francës në Shqipëri deri më 11 mars 2020.

Shkarko dosjen

JPEG - 3.9 Mo
Université d’été de la FEMIS

Ndryshimi i fundit: 03/02/2020

Në krye të faqes