Shfaqje shumë e bukur nga kompania « Un loup pour l’Homme » në Tiranë [fr]

JPEG

Pas Sllovenisë, Serbisë dhe Kroacisë, Kompania « Un loup pour l’Homme » ka prezantuar shfaqjen e saj të cirkut « Face Nord » në Tiranë, të shtunë më datë 6 korrik. Më shumë se 150 persona, të vegjël dhe të mëdhenj, kanë marrë pjesë në performancën e katër akrobatëve që kanë kaluar limitet e fizikës. Themelues të formave në lëvizje, ata i dhanë jetë arkitekturave të jashtëzakonshme : kube, mure mbajtëse, ura, etj.

Me: Alexandre Fray, Mika Lafforgue, Arno Ferrera dhe Sergi Parés
Regjia: Un loup pour l’homme & Pierre Déaux
Dramaturg: Bauke Lievens
Mjeshtër zëri: Jean-Damien Ratel
Kostumet: Emmanuelle Grobet
Ekipi teknik: Pierre-Jean Faggiani dhe Laurent Mulowsky
Menaxhimi, shfaqja: Caroline Cardoso & Lou Henry

Ky spektakël u mbështet nga Teatroskop, program kulturor i Institutit Francez, dhe u organizua në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës dhe Cloud.

Ndryshimi i fundit: 30/07/2019

Në krye të faqes