Komunikatë e përbashkët për shtyp e ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e ministrisë së Kulturës dhe e ministrisë së Ekonomisë dhe Financave - Paris, më 16 prill 2019

“Franck Riester, ministër i Kulturës, Gérald Darmanin, ministër për Veprimtaritë dhe Llogaritë publike, Jean-Yves Le Drian, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Bruno Le Maire, ministër i Ekonomisë dhe i Financave, prezantuan angazhimin kombëtar dhe ndërkombëtar për rindërtimin e katedrales Notre-Dame de Paris.

Presidenti i Republikës njoftoi fillimin e një angazhimi kombëtar dhe ndërkombëtar për të rindërtuar katedralen Notre-Dame de Paris, pas zjarrit të tmerrshëm që shkatërroi monumentin të hënën, më 15 prill 2019.

Për të lehtësuar mbledhjen e fondeve për rindërtimin e katedrales Notre-Dame de Paris, qeveria ka ngritur një portal të përbashkët
www.rebatirnotredame.gouv.fr
i cili bashkon katër institucione dhe fondacione në interes të publikut që janë të autorizuara për të mbledhur fonde:

• Qendra e monumenteve kombëtare: www.rebatirnotredamedeparis.fr
• Fondacioni Notre Dame / E ardhmja e trashëgimisë në Paris: https://don.fondationnotredame.fr /fapp-notre-dame
• Fondacioni i trashëgimisë: https://don.fondation-patrimoine.org /SauvonsNotreDame/ mon-don
• Fondacioni i Francës: https://dons.fondationdefrance.org /reconstruisons-notre-dame/

Këto platforma respektojnë disa angazhime:
• Derdhjen e plotë të shumave të mbledhura;
• Pagesa të sigurta;
• Garantimi i transparencës së mënyrave të mbledhjes së fondeve.

Ato synojnë të mbledhin sa më shumë fonde franceze dhe ndërkombëtare gjatë këtij mobilizimi.

Përveç kësaj, një njësi e posaçme është ngritur në ministrinë e Kulturës për të lehtësuar mbledhjen dhe trajtimin e fondeve më vlerë të lartë.

Këshilli i Ministrave i 17 prillit do t’i kushtohet tërësisht planit për rindërtimin e katedrales së Notre-Dame de Paris.”

Ndryshimi i fundit: 10/07/2019

Në krye të faqes