Komunikatë për shtyp [fr]

Që prej vitit 2014, Agjencia e Qyteteve dhe Territoreve të Qëndrueshme Mesdhetare (Agence des Villes et des Territoires Méditerranéens durables), agjenci publike franceze për bashkëpunim e drejtuar nga një Ambasador, organizon dhe drejton një trajnim për kuadrot publikë dhe privatë të rregullimit të territorit të ardhur nga anembanë Mesdheut. Ajo është konceptuar në partneritet me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), Agjencinë Gjermane të Bashkëpunimit (GIZ) dhe Qendrën e Integrimit për Mesdheun (CMI Bankë Botërore). Këtë vit, 20 pjesëmarrës të ardhur nga Algjeria, Tunizia, Maroku, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria marrin pjesë në këtë atelje.

Në vitin 2018, tema është « Atelje metropolitane, nga projekti në veprim ». Temë strategjike për të rimenduar zhvillimet urbane dhe vendimtare ndaj sfidave të cilat përmbledhin ato të ndryshimit klimatik, të përfshirjes në një ekonomi të globalizuar apo edhe të kohezionit social dhe territorial.

Çdo cikël organizohet rreth tri seminareve dinamike, në bashkëpunim të ngushtë me vendimmarrësit politikë dhe teknikë të vendeve pritëse. Këto seminare synojnë të prodhojnë kolektivisht një njohje më të madhe të faktit metropolitan, të shkëmbejnë referencat e veprimtarisë dhe të inovojnë në varësi të konteksteve në fusha po aq të larmishme sa edhe projekti urban, mobilitetin, menaxhimin e mjedisit dhe rreziqeve, shërbimet urbane, etj..

Këtë vit dy seminaret e para u zhvilluan në vendet metropolitane të Tanger-Tétouan dhe të Tunizit të Madh. Seminari i tretë do të zhvillohet në Tiranë nga e diela 9 dhjetor deri të premten më 14 dhjetor 2018. Ky seminar i fundit, i përpunuar në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës, Ambasadën e Francës në Shqipëri, Ministrinë e Energjisë dhe të Infrastrukturës, si edhe me aktorët e sektorit ekonomik, universitetet dhe shoqërinë civile, do të përvijojë një program të pasur që lejon studimin e perspektivave dhe objektivat e zhvillimit të metropolit Tirana-Durrës. Tërësia e këtyre punimeve do t’i raportohen një asambleje të zgjedhurish dhe aktorëve me qëllim që të debatohet.

Për herë të parë, AVITEM vjen në vendet e Ballkanit. Tirana u zgjodh për arsye të marrëdhënieve të ngushta të mbajtura midis Francës dhe Shqipërisë, të dinamizmit të saj si kryeqytet dhe të impakteve të zhvillimit metropolitan Tirana-Durrës mbi tërësinë e rajonit të Ballkanit, thelbësore për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e saj në të ardhmen.

Letra informuese e AViITeM-it (në frëngjisht)

Ndryshimi i fundit: 11/12/2018

Në krye të faqes