Komunikatë për shtyp - Vizita e Z. Genc Ruli në SIA [fr]

Z. Genc Ruli, Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe i Mbrojtjes së Konsumatorit, viziton Parisin me ftesë të homologut të tij, Z. Stéphane Le Foll, për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë (SIA), i cili mbahet në Paris, Parc des Expositions, Porte de Versailles nga data 23 shkurt deri në datën 3 mars 2013 dhe që këtë vit feston 50-vjetorin e tij.

Kjo vizitë i mundësoi delegacionit shqiptar të ketë një pasqyrë të bujqësisë dhe të produkteve të saj franceze si dhe të mbledhë informacione mbi teknologjitë dhe aftësitë franceze për sa i përket prodhimit të verës, të djathrave dhe mbarështimit, sektorë tepër të rëndësishëm për Ministrinë shqiptare dhe në të cilat bashkëpunimi midis Francës dhe Shqipërisë kërkon vetëm përforcohet.

Le Salon International de l'Agriculture - JPEG

Ndryshimi i fundit: 26/02/2013

Në krye të faqes