Koncert i pianistes Manjola Camuset-Trebicka në Tiranë, të premte, 22 janar [fr]

Pianistja franko-shqiptare Manjola Camuset-Trebicka do të marrë pjesë në një concert, i cili do të zhvillohet ditën e premte, 22 janar, ora 19:00, në hollin e Teatrit kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

JPEG

Pianistja do të interpretojë pjesë të kompozitorit dhe pianistit amerikan të shekullit të XIX-të, Louis Moreau Gottschalk, i cili ka jetuar dhe kompozuar për një kohë të gjatë në Francë.

Manjola Camuset-Trebicka është pianiste koncertiste dhe pedagoge pianoje në
Maison d’Education de la Légion d’honneur.

Në vitin 2015, Manjola Camuset-Trebicka u dekorua me titullin Kalorës i Palmave Akademike dhe dekorata iu dorëzua në dhjetor në një ceremoni të veçantë dhe të bukur, nga vetë Kancelari i Madh i Legjioni të nderit.

Ndryshimi i fundit: 19/01/2016

Në krye të faqes