Koncerti i Loïc Schneider - festivali "Different trains" [fr]
Në partneritet me festivalin "Different trains", Ambasada e Francës në Shqipëri ka kënaqësinë t’ju ftojë në koncertin e flautistit të njohur francez Loïc Schneider, e shoqëruar nga Vlorent Xhafaj dhe Merita Rexha Tërshana, ditën e enjte 9 shkurt ora 19:00, në sallën e koncertit të Katedrales Ortodokse.
Ata do të interpretojnë ndër të tjera edhe dy vepra klasike të njohura të repertorit francez, si Farrenc dhe Debussy.
Për më shumë informacione vizitoni faqen e Facebook-ut të festivalit: https://www.facebook.com/differenttrainsfestival/