Koncerti Xhaz-Elektro "Mekanik Kantatik" në Elbasan, Shkodër dhe Tiranë. [fr]

Pianisti virtuoz Nicolas Cante mjegullon kufijtë midis njeriut dhe makinës duke u përpjekur të arrijë një bashkëjetesë muzikore mes tradicionales dhe modernes.
Kantatik Mekanik është projekt i tij pazakontë, i cili përzien këndshëm muzikën jazz, pop, techno, muzikën e improvizuar dhe pjesë elektro rreth një protagonisti të vetëm, pianos. Ai ka luajtur në shumë vende dhe festivale nëpër botë.
Albumi i parë "Sounds from my piano" doli në vitin 2009.

Koncerti "Mekanik Kantatik" do të zhvillohet :

- të enjten 1 dhjetor në Elbasan në orën 17:30, "Qendra Rinore RIEMAR"
- të premten 2 dhjetor në Shkodër në orën 18:30, Teatri "Migjeni";
- të dielën 4 dhjetor në Tiranë në orën 19:00, Universiteti i Arteve, salla "Black Box".


JPEG


Për më tepër informacion vizitoni faqet e mëposhtme:

www.myspace.com/mekanikkantatik

www.kantatik.net

Ndryshimi i fundit: 12/12/2017

Në krye të faqes