Koncerti i Florent Boffard - festivali “Different trains” [fr]

Në partneritet me festivalin « Different trains », Ambasada e Francës në Shqipëri ka kënaqësinë t’ju ftojë në koncertin e pianistit të njohur francez Floren Boffard, i shoqëruar nga Ansi Karttunen, ditën e mërkurë 22 shkurt ora 19:00, në sallën e koncertit të Universitetit të Arteve.

Ata do të interpretojnë ndër të tjera edhe dy vepra klasike të njohura të repertorit francez, veçanërisht operën 39 të Ernes Chausson dhe sonatën nr. 2 të Gabriel Grolée.

Për më shumë informacione vizitoni faqen e Facebook-ut të festivalit: https://www.facebook.com/differenttrainsfestival/

JPEG

Ndryshimi i fundit: 17/02/2017

Në krye të faqes